Proçesi i rikuperimit të të dhënave është e udhëhequr nga ligjet e detyrueshme, veçanërisht nga Ligji i mbrojtjes së të dhënave personale, dhe Kodit të Tregut. Pas levrimit tek klienti, të gjitha të dhënat e besuara fshihen brenda 30 ditësh pa berë kopjim apo rezervë.
Në respektim të natyrës së shërbimeve, çmimet janë kontraktuale dhe individuale. Për sa kohe nuk është rënë dakort ndryshe, pagesat Kesh të Shërbimit do të paguhen në adresën e Servisit, jo më vonë se momenti i levrimit të medias dhe të dhënave të rikuperuara.
Për sa kohë nuk është rënë dakort ndryshe, shpenzimet e transferimit mbulohen nga klienti. Për sa kohë nuk është caktuar ndryshe, të gjitha çmimet e listuara në ketë protokoll, si dhe të gjitha çmimet të vendosura nga Servisi në lidhje me këtë order janë dhe do të jenë pa perfshirë TVSH-në. Për sa kohë nuk është caktuar ndryshe, norma për orë të kontraktuar është 100 € pa përfshirë TVSH-në (116 € përfshirë TVSH-në). Për sa kohe nuk është caktuar ndryshe, klienti dorëzon median e memorjes së Shërbimit si jo-funksionale, dhe urdhëron rikthimin e mundshëm të të dhënave për çdo pjesë individuale. Servisi do të kryejë vlerësimin falas, klientit do t’i ç’harxhohet një tarifë prej 100 € pa perfshirë TVSH-në (116 € përfshirë TVSH-në); në rast të një ekzekutimi pasues të rikuperimit të të dhënave në ndonjë mënyre ekspres do të sigurohet një zbritje prej 100 € pa përfshirë TVSH-në (116 € përfshirë TVSH-në). Bazuar në rezultatet e vlerësimit, Shërbimi do të përcaktojë se në ç’farë kushtesh është e mundur të kryhet rikuperimi i të dhënave. Orderi pasues i rikuperimit të të dhënave nga klienti do të bëhet në formën e shkruar ose nëpërmjet internetit. Në rast të shmangies së kontratës, klienti, është i detyruar të paguajë çdo shpenzim të lindur nga Servisi përpara shmangies nga Kontrata. Çdo mënyrë e përdorur, përfshirë çdo material të perdorur (si pjesë të zëvendësueshme), qëndrojnë dhe pas përfundimit të punës në zotërim të Servisit.
Klienti duhet të marrë parasysh që shërbimi i ofruar nuk është një riparim apo rregullim i njësisë. Duke nënshkruar ketë protokoll, klienti jep miratimin për çdo ç’montim (hapje) të medias së memorjes për qëllim të vlersimit të mundësise së rikuperimit të të dhënave, dhe klienti ndërgjegjësohet që pas këtyre ndërhyrjeve garancia e siguruar nga prodhuesi të këtyre mediave të memorjeve mund të shmangen. Klienti gjithashtu aprovon që Servisi do të sistemojë çdo pjesë të difektuar, dhe në rast të pamundësisë së rikuperimit të të dhënave nga memorja e medias, të sistemojë median pas shërbimit. Në rast të këmbënguljes së klientit për kthimin e pjesëve të difektuara, ai/ajo është e detyruar të aplikojë për të me shkrim në formular jo më vonë se ditën e porosisë. Në rast të insistimit të klientit për kthimin e memorjes së medias, ai/ajo është i detyruar ta marrë jo më vonë se 30 ditë nga momenti i dorëzimit të medias në Servis. Nëse ai/ajo dështon në marrjen e medias pas periudhës së përmendur, Servisi mund (nëse rikuperimi i të dhënave nuk ishte e suskesshme) të sistemojë median, ose (nëse rikuperimi i të dhënave ka qenë i suksesshem) Servisi mund të ç’harxhojë një tarifë magazinimi prej 1 € pa përfshirë TVSH-në (1.16 € përfshirë TVSH-në) për çdo ditë të inicuar për çdo njësi të magazinuar në ditën e 31-të pas lëvrimit të njësive në Servis. Klienti është i detyruar të kërkojë kthimin e memorjes së medias të paktën një ditë pune perpara marrjes personalisht. Për sa kohë nuk është caktuar ndryshe, është e kuptueshme që memorja e medias së dorëzuar nga klienti për kopje të rikuperimit të të dhënave nuk përmban asnjë të dhënë për të cilën ndonjë e dhënë duhet të ruhet dhe që Servisi mund të ndryshojë përmbajtjen e tyre (mbishkrim, fshirje).
Për qëllim të kësaj kontrate rikuperimi i të dhënave është percaktuar si një përpjekje e Servisit për të rikuperuar të dhëna sa më shumë të mundet në respekt të kushteve të ndodhur, veçanërisht nga kushtet e teknikut (lloji dhe madhësia e dëmtimit) të medias ose të të dhënave dhe kushteve të aprovuara. Servisi nuk është i detyruar për veprimin në tëresi të paisjes në të cilën memorja e medias ka qenë pjesë e veprimit të sistemit të operimit të përfshirë në të. Shkalla e suksesit për rikuperimin e të dhënave gjithmonë matet si një raport midis sektorëve të lexueshëm dhe numrit në total të tyre. Në varësi të shpërndarjes së gabimit në sistemin e skedarëve, raporti final i skedarëve të dëmtuar mund të jetë më i madh. Për sa kohë nuk është shpallur ndryshe, rikuperimi i të dhënave konsiderohet perfekte nëse raporti i suksesit është të paktën 95%. Nëse palët bien dakort me metodën e proçesimit të “Data Mining” (“DM”), klienti pranon që kjo nuk është një shërbim standart dhe që në këtë mënyrë të dhënat e rikuperuara mund të jenë pjesërisht tëë, jo të plota dhe/ose mund të mos përmbajnë të dhënat e kërkuara nga klienti.
Klienti është i detyruar të kontrollojë integritetin e të dhënave dhe gabimet jo më vonë se ditën e parë të punës të ndjekur me akseptancën e rikuperimit të të dhënave, në respektim të masës së natyrës së difektit, dhe rezultatit të inspektimit dhe vlersimit të mundësive per rikuperimin e të dhënave. Nëse klienti nuk shpreh ndonjë ankesë brenda këtij harku kohor, është e kuptueshme që Servisi mund të fshijë ndonjë kopje të punuar apo rezervë të të dhënave të besuara. Nëse të dhënat janë ndryshuar në ndonjë mënyrë pas pranimit të klientit, klienti nuk mund të shprehë të drejtën për përgjegjësi për perfomancën e difektimit. Në ndonjë rast të shprehjes së paautorizuar Servisi mund të çarxhojë të gjitha shpenzimet dhe kohën e shpenzuar bazuar në detyrimin kontraktual për orë.
Të gjitha informacionet në rikuperimin e të dhënave janë pjesë e sekretit të biznesit dhe si e tillë, Servisi nuk është i detyruar ta përçojë atë. Klienti pranon që të gjitha komunikimet (përfshirë komunikimin me telefon) mund të regjistrohen dhe arkivohen nga Servisi. Klienti jep pëlqimin e shfaqur Servisit për dërgimin e pranimit të biznesit.
Mallrat do të kthehen nga Shërbimi vetëm bazuar në këtë protokoll apo ID të vlefshme.