Pragë, Mars 22, 2011 – Kompania DATARECOVERY është kompania e parë në botë të kryej me sukses rikuperimin e të dhënave nga disqet e teknologjisë më të fundit SSD Kingston SSDNow.
‘Unë e konsideroj rikuperimin e të dhënave nga një disk SSD i ketij lloji si një suskes të jashtëzakonshëm,’ thotë Petr Kavan, Drejtori i DATARECOVERY. Ai shton: ‘Sipas kërkimeve të dhëna, ne jemi kompania e parë në botë që arrin me sukses të rikuperoj të dhënat nga ky tip i medias.’
Me këtë sukses, teknikët e DATARECOVERY kanë zgjeruar sërish frontierat e fushës së rikuperimt të të dhënave dhe shpëtimit. Disqet SSD janë shumë të përdorshëm dhe marka Kingston është shumë e përhapur.
Algoritmi i zhvilluar për rikuperimin e të dhënave është një rezultat i kërkimeve të kryera nga vetë DATARECOVERY. ‘Zhvillimi i algoritmeve është një proçes i gjatë i një pune këmbëngulse. Është e njëjtë sikur ju të jeni duke kërkuar një trajtim për një sëmundje që nuk keni dëgjuar më parë,’ shton Karel Jelínek, krye tekniku i DATARECOVERY.
Kur analizon një strukturë të dhënash, specialistët e DATARECOVERY konsultohen me shumë ekspertë në mbarë botën, por nuk gjetën sukses. Asnjë tjetër nuk ka kryer me sukses rikuperimin e të dhënave nga teknologjia më e fundit e disqeve Kingston SSDNow më parë. ‘Sot, ne arrritëm me sukses të kryejmë rikuperimin e të dhënave nga seria e modeleve më të vështira, Kingston SSDNow V100. Më parë kjo specifikë e diskut ka habitur laboratorët e specializuar në mbarë botën,’ Karel Jelínek.
Rikuperimi i parë i suksesshëm i të dhënave u krye ’manualisht‘, dhe tani kompania është duke punuar në automatizimin dhe përshpejtimin e tërë proçesit.
Ekspertët DATARECOVERY e saj kanë rikuperuar të dhëna që prej vitit 1991. Komania vepron në Shqipëri, Rumani, Hungari, Republiken Sllovake, Republikën Çeke dhe Gjermane, por shërbimet e saj përdoren nga klientët që gjënden në të gjithë Europën. DATARECOVERY ka një njohje mjaft të gjerë dhe një laborator të paisur me teknologjinë niveli-me i lartë- i zhvillimit.